Walker kërkon falje publike: E kuptoj rolin tim si futbollist, kam gabuar

schedule17:43 - 5 Prill, 2020

schedule 17:43 - 5 Prill, 2020

Mbrojtësi anglez i Manchester City, Kyle Walker, është në qendër të një skandali të publikuar nga mediet britanike, të cilat raportuan se lojtari kishte paguar dy femra eskortë për të shkuar në shtëpinë e tij. Walker ka kërkuar falje publike sot.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për të kërkuar falje publike për zgjedhjet që bëra javën e kaluar, të cilat kanë rezultuar në një histori sot në lidhje me jetën time private në një gazetë”, lexohet në deklaratën e Walker.

LEXO EDHE: “Mos dilni, mos dilni!”/ Anglezit Kyle Walker ia nxjerr bojën një eskortë

“Unë e kuptoj që pozicioni im si futbollist profesionist sjell përgjegjësinë e të qenurit model për brezat e rinj. Si i tillë, dua të kërkoj falje për familjen, miqtë, klubin tim, mbështetësit dhe publikun që e kanë lexuar atë që u shkruar.

“Veprimet e mia në këtë çështje janë në kontrast të drejtpërdrejtë me atë që duhet të kisha bërë në lidhje me izolimin që na është këshilluar. Dhe unë dua të përsëris mesazhin: Qëndroni në shtëpi, rrini të sigurt”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!