Janë shënuar 11 muaj luftë që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, ndërkohë vijojnë luftimet e ashpra në Donetsk. Moska pretendon se ka vrarë mbi 600 ushtarë ukrainas në Kramatorsk, por Kievi e ka mohuar këtë.
Grupi mercenar rus Wagner ka pretendon se ka fituar kontrollin mbi qytetin Soledar në Ukrainën lindore, por Kievi thotë se ushtarët e tij po rezistojnë.Raketa ruse ka goditur Kramatorsk gjatë natës duke goditur një makinë që përfundoi e djegur jashtë rrugës. Ndërkohë SHBA po vlerëson dërgimin e mjeteve të blinduara Stryker, sipas portalit ‘Politico’.
Sulme të reja dhe shumë të ashpra janë raportuar në Soledar, pranë qytetit lindor të Bakhmut.
/abcnews.al