Yevgeny Prigozhin, kreu i Grupit wagner të Rusisë tha se luftëtarët e tij “praktikisht” e kanë rrethuar qytetin. Prigozhin shtoi se ka mbetur vetëm një rrugë jashtë Bakhmutit.
Ai më pas i bëri thirrje presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy që të urdhërojë evakuimin e qytetit për të shpëtuar jetën e mbrojtësve të mbetur ukrainas. Në video u shfaqën gjithashtu edhe 3 ukrainas të cilët kërkuan të shkonin në shtëpi.
Kjo vjen pasi një zëvendës komandant për Ukrainën tha se situata ishte kritike.
“Ata nuk marrin parasysh humbjet e tyre në përpjekjen për të marrë kontrollin e qytetit,” tha Volodymyr Nazarenko.
“Detyra e forcave tona në Bakhmut është t’i shkaktojnë armikut sa më shumë humbje. Çdo metër tokë ukrainase i kushton armikut qindra jetë. Ne kemi nevojë për sa më shumë municione të jetë e mundur.
Luftimet kanë vazhduar në dhe rreth Bakhmut për muaj të tërë, pavarësisht se qyteti ka shumë pak rëndësi strategjike për të dyja palët.”
/abcnews.al