Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VV humb, PDK humb, fiton vetëm Rama

schedule07:29 - 10 Nëntor, 2025

schedule 07:29 - 10 Nëntor, 2025

KOSOVË-Albin Kurti e humbi kryeqytetin. Prishtina do të drejtohet edhe për një mandat nga Përparim Rama, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai mposhti kështu kandidatin e Vetëvendosjes, Hajrulla Ceku me një përqindje edhe më të lartë sesa në raundin e parë të 12 tetorit, duke hedhur poshtë një investim të gjatë të kësaj partie, të cilën duket se kryeqyteti e refuzon prej kohësh.

Komisioni Qendor i Zgjedhjeve shpalli rezultatet preeleminare që në orën 21:30 të mbrëmjes së të dielës, duke saktësuar se brenda javësh do të numërohen edhe votat e diasporës apo ato me kusht, për ta quajtur të mbyllur një tjetër proces zgjedhor.

 “Drama me e madhe politike” ishte Mitrovica e Jugut, e cila nuk do të drejtohet më nga Partia Demokratike e Kosovës, por nga ish ministri i qeverisë Kurti 2, Faton Peci, për të cilin u investua e gjitha aparatura shtetërore, ministrat në detyrë dhe personalisht Albin Kurti, që gdhiu dhe ngrysi në këtë komunë në 24 orët e fundit.

Mesa duket tani për të kjo do të jetë edhe komuna që do të prodhojë më së shumti argumenta për retorikën e tij nacionaliste, në prag të një palë zgjedhjeve të tjera.

Një tjetër mesazh që dhanë qytetarët e Kosovës në këto zgjedhje ishte edhe lodhja. Pjesëmarrja e tyre në votime ra me afro 5% krahasuar me raundin e parë, duke dhënë shenja refuzimi përballë kutive të votimit, që kanë qenë përpara tyre plot tre herë brenda këtij viti.

Në total, torta e pushtetit politik lokal ndahet në shumë copa, 7 komuna për LDK, 7 për VV, 6 për PDK, 5 për AAK, 1 për pakicen turke, dhe 1 për Ramiz Lladrovcin, që garoj i vetëm për Drenasin, duke shenjuar de facto një ndarje nga PDK-ja. Dhjetë të tjera shkojnë për Listën serbe.

9 nëntori ishte një investim i partive politike te figurat që kandidonin, edhe si një matje forcash për zgjedhjet e reja që pritet të mbahen në vend në fund të dhjetorit, pasi Kosova vijon të mbetet pa qeveri të re, në mes të një ngërçi politik dhe pasojave të forta ekonomike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!