Një 20-vjeçar nga Përrenjasi është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet për zjarrvënie.
Sipas policisë, i riu Igli Halili, dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.
Njoftimi i policisë:
Dogji me zjarr një sipërfaqe toke shpallet në kërkim policor autori i dyshuar.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Prrenjas, shpallën në kërkim policor shtetasin: I.H., 20 vjeç, banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.
Ky shtetas dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe pyjore me bimësi të ndryshme të parkut dhe sipas burimeve një ditë më parë ka kërcënuar me armë punonjësit e Adminstratës dë Zonave të Mbrojtura.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al