Vuri zjarrin në kullota por u dogjën edhe pyjet, arrestohet një person në Tiranë

schedule08:23 - 28 Mars, 2022

schedule 08:23 - 28 Mars, 2022

Një person është arrestuar në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr. Policia njofton se një 60 vjeçar në fshatin Maknor, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Njoftimi i policisë: 

Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave, vihet në pranga autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– D. S., 60 vjeç, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

Ky shtetas dyshohet se në fshatin Maknor, në lagjen “Ullishte”, ka ndezur zjarr dhe si pasojë zjarri ka dalë nga kontrolli duke djegur një sipërfaqe toke të pyllit të Maknorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin, dhe fton ata që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies ose çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

/abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!