Një 60-vjeçar me iniciale P. H., nga fshati Bastar i Mesëm është arrestuar nga policia pasi ka vendosur tre kallëpe me lëndë plasëse në dritaren e banesës së shtetasit B. H.
Sipas policisë nga shpërthimi i lëndës plasëse janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale
Pas arrestimit ati i janë sekuestruar 3 kallëpe me lëndë plasëse, një fitil me detonator dhe 20 metra fitil zjarrpërcjellës.
Ndaj 60-vjeçarit tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, “Kanosja” dhe “Shkatërrimi i pronës”,
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al


