Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek çështja e 21 janarit. Në rubrikën “sy më sy” ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të tij lidhur me çështje të ndryshme, Rama u shpreh se reforma në drejtësi ka dhënë rezultatet e saj. Kryeministri nënvizoi se fajtorët apo zgjidhjen e çështjes së 21 janarit e bën SPAK dhe jo qeveria.
“Kishim heshtje strategjike për t’i dhënë suport drejtësisë, dhe për të krijuar atmosferën që të mos ndjehej asnjë trysni. Tani që kjo ka dhënë krijimin e një vetëbesimi te pavarësia duhet të flasim për cilësinë respektin për lirinë dhe të drejtat kushtetuese. Përpara ligjit janë të barabartë të gjithë edhe prokurorët edhe gjykatësit. Kur vjen puna tek 21 janari, fajtorët i nxjerr SPAK dhe jo qeveria. Vullneti i luftës kundër korrupsionit na ka bërë shembull në rajon. Të dhënat që na kanë monitoruar tregojnë që ka një ndryshim të madh. Çfarë BE konstaton në ecurinë e një vendi është absolute sepse fokusohet në fakte dhe shifra dhe nuk të ofron njeri në atë shtëpi nëse nuk i përgjigjesh kritereve që ka ajo shtëpi për t’u bërë pjesë e saj”, tha më tej ai.
/abcnews.al/