Shqipëria i vjen në ndihmë Italisë. Dhjetarë vullnatarë kanë shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet në Emilia Romania.
“Janë shprehur të gatshëm disa vullnetarë për të dhënë ndihmën tonë simbolike, edhe në shenjë respekti për partnerët tanë italianë qe na kanë mbështetur. Duam që në këto ditë të fatkeqesisë të japim ndihmë. Jemi të gatshëm të nisemi nga ora në ore” tha Nebi Muçaj, kryetar i qendrës vullnetarëve të emergjencave civile.
Pjesë e ekipit i gatshëm për t’u nisur drejt Italisë është edhe mjeku turk që jeton prej vitesh në Shqipëri, Taner Akdamar.
Vullnetarët shqiptarë tashmë janë në pritje të një përgjigje nga autoritete italiane për tu nisur drejt vendit fqinj, për ti ndihmuar ata për herë të dytë pas pandemisë ku u nisën dis inferimirë dhe punuan në spitaolet e zonave më të goditura nga virusi Covid 19.
Qendra vullnetare e emergjencave civile përbëhët nga 400 forca, të cilët kanë marrë pjesë në disa operacione, më e fundit në zonat e goditura nga tërmetit tragjik në Turqi në muajin shkurt./abcnews.al