Vullkani Kilauea “zgjohet” për të tretën herë brenda vitit, alarm në Hawaii

schedule12:43 - 11 Shtator, 2023

schedule 12:43 - 11 Shtator, 2023

Për të tretën herë pas një shkëputje prej 2 muajsh ka shpërthyer sërish vullkani Kilauea i Havait, duke nxjerrë burime llave dhe duke nxitur autoritetet të rrisin nivelin e alarmit .

Mediat e huaja shkruajnë se vullkani i Kilaueas këtë vit është një nga më aktivë në planet dhe filloi mesditën e së dielës.

Sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave në Hawai, autoritetet e ngritën alarmin e vullkanit nga “ruajtja” në “paralajmërim” dhe në të kuqe për aviacionin. Imazhet e transmetuara drejtpërdrejt përmes kamerës së internetit tregojnë çarje në bazën e kraterit të vullkanit, duke nxjerrë magmë dhe duke lëshuar re të mëdha tymi mbi një zonë të gjerë.

Observatori ndër të tjera ka theksuar se ata që jetonin në një distancë të sigurt nga zona e vullkanit nuk ishin në rrezik, por këshilloi banorët të shmangin grimcat vullkanike të hedhura në ajër nga shpërthimi, pasi ato mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje.

Vullkani i dytë më i madh i Havait ka qenë i fjetur për dy muajt e fundit, pas shpërthimeve në janar dhe qershor të këtij viti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!