Vullkani Fuego në Guatemalë bëhet vdekjeprurës, 75 viktima e 200 të zhdukur

schedule11:14 - 6 Qershor, 2018

schedule 11:14 - 6 Qershor, 2018

Ka shkuar në 75 të vdekur bilanci tragjik i shkaktuar nga shpërthimi i vullkanit “Fuego” në Guatemalë. Ndërsa autoritetet mendojnë se bilanci do të përkeqësohet dhe më tej pasi rreth 200 persona janë shpallur të zhdukur. Ekipet e shpëtimit kanë zbritur në terren por e kanë të vështirë të bëjnë punën e tyre.

Vijon të përkeqësohet bilanci i viktimave në Guatemalë, ku shpërthimi i vullkanit “Fuego” ka shkaktuar 75 të vdekur dhe rreth 200 të zhdukur. Ekipet e shpëtimit po vijon kërkimet me rimte shumë të ngadalta për shkak të natyrës së terrenit dhe për faktin se nga të çarat e vullkanit vijon të dalin gurë, llavë dhe hi. “Do të vazhdojmë deri sat ë gjejmë dhe viktimën e fundit edhe pse nuk e dimë se sa do të jenë. Do të ekplorojmë zonën sa herë të jetë e nevojshme”, u shpreh Sergio Cabanas, shef i agjencisë së shpëtimit në raste fatkeqësish natyrore. “Nëse jeni zënë në kurth nga llava është shumë e vështirë që të dilet gjallë”, shton ai.

Në Escuintla, në afërsi të vullkanit, banorët në panik u përpoqën të ikin me makinat e tyre, duke krijuar një trafik kaotik. Pas tyre, një re e madhe e hirit vazhdon të ngrihet në qiell duke shkaktuar evakuimin e të gjithë atyre që autoritetet mund të gjenin përpara se policia, ushtria dhe ekipet e shpëtimit të urdhëroheshin të zbrisnin nga mali. Vullkani Fuego, më shumë se 3.700 metra i lartë, është rreth 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës.

Erozioni ishte i papritur: një shpërthim gazi, tymi dhe hiri, në natën ndërmjet të djelës dhe të hënës, ka errësuar qiellin dhe ka rënë me shpejtësi në territorin përreth, të banuar dendur, duke krijuar një efekt të ngjashëm me atë të Pompeit. Disa qendra janë praktikisht të varrosura nga hiri. Volcán de Fuego, në shqip Vullkani i Zjarrit është i njohur për aktivitetin e tij të fuqishëm, por ajo që ka ndodhur këto ditë është fenomeni më serioz i regjistruar në vitet e fundit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!