Vulin: S’mund të ketë ushtri tjetër në Kosovë veç KFOR

schedule12:20 - 16 Dhjetor, 2017

schedule 12:20 - 16 Dhjetor, 2017

Në Kosovë nuk mund të ketë asnjë ushtri tjetër përvec KFOR-it. Është ky reagimi i ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj i cili tha se në mars të 2018-ës, Kosova do të ketë ushtrinë e saj.

Duke marrë pjesë në një stërvitje ushtarake, ministry serb Vulin u shpreh se nëse në Kosovë do të ketë një formacion tjetër ushtarak përvec Kfor, atëherë kjo do të përbënte problem për sigurinë në të gjithë rajonin.

Deklaratat e kryeministrit kosovar, Vulin i komentoi si një dëshirë të hershme të Haradinaj. Ministri serb shtoi se duke u bazuar në rezolutën 1244, është e qartë se e vetmja forcë e armatosur në Kosovë e Metohi mund të jetë KFOR, dhe qëndrimi I Serbisë për këtë cështje nuk do të ndryshojë. Por as ai  Kombeve të BAshkuara dhe i serbëve që jetojnë në Kosovë.

Vulin theksoi se nuk kishte asnjë mundësi për formim të ushtrisë në Kosovë përvec se duke shkelur dhunshëm ligjin ndërkombtar dhe rezolutën 1244./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!