Ministri i Brendshëm serb, Aleksander Vulin, ka thënë se krijimi i “botës serbe” është çelësi i mbijetesës për kombin serb dhe ka pyetur se pse Serbia duhet të bëhet anëtar i BE-së nëse do të duhej ta njihte gjenocidin e Srebrenicës.
“Nëse kjo do të thoshte që të kërkohet falje për kroatët(Kampi i koncentrimit në Luftën e Dytë Botërore në Jasenovac), të heqim dorë nga shokët tanë në Republikën Serbe”, tha ai.
Vulin ka thënë se sfida më e madhe në Ballkan do të ishte krijimi i “Shqipërisë së Madhe”.
“A është e mundshme që Viola Von Cramon, Zagrebi, Podgorica, Islamistët në Sarajevë na sulmojnë për shkak të “botës serbe”. S’do të thoja”, ka thënë Vulin./express