Vulin “non grata”/Mediat krotae: Qeveria u konsultua me aleatët

schedule13:54 - 26 Prill, 2018

schedule 13:54 - 26 Prill, 2018

Zagrebi është konsultuar me vendet aleate para se të shpallte person non grata ministrin serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Ky i fundit deklaroi të dielën se nuk do i merrte leje qeverisë kroate për të vizituar vendin, por vetëm Presidentit të tij Vuçiç.

E përditshmja kroate “Vecernji List” shkruan se Zagrebi u konsultua me vendet aleate para se të vendoste të shpallte non grata minsitrin serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin. Sipas gazetës, nëse Serbia bën të njëjtën gjë, atëherë Kroacia do të ndërmarrë një tjetër hap diplomatik.

Në shkrim thuhet se e vetmja gjë që i mbetet Zagrebit për të bërë, në rast se qeveria serbe deklaron një ministër kroat non grata, ashtu si po spekulohet, mbetet tërheqja e menjëhershme e ambasadorit kroat Goran Bakota nga Beogradi. Kjo do të nënkuptonte një ngrirje të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, por duke evituar ndikimin në marrëdhëniet ekonomike.

Edhe pse pritet që Beogradi të shpallë non grata një ministër kroat, Zagrebi këmbëngul se nuk ka asnjë material për të krahasuar fjalorin dhe deklaratat e Vulin me ndonjë deklaratë nga cilido ministër kroat.

Para disa ditësh, ministri serb i Mbrojtjes Vulin deklaroi se nuk do të merrte leje nga qeveria e Zagrebit për të vizituar Kroacinë, por vetëm nga Presidenti i vendit të tij Vuçiç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!