Nuk ka vonuar reagimi i ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin, ka ironizuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Haradinaj, sipas të cilit, përtej ecurisë së dialogut, populli i Kosovës nuk do i harrojë kurrë krimet e kryera nga serbët.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksander Vulin reagoi pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se mund të ketë një pajtim me Serbinë vetëm në rast se Beogradi do të pranojë pavarësinë e vendit. Haradinaj shtoi se dhe nëse kjo ndodh, populli i Kosovës nuk do harrojë kurrë krimet e kryera nga serbët në vend. Ministri serb i mbrojtes, Vulin u citua nga mediat në vend se dëshironte të dinte nëse Haradinaj e kishte menduar vetë këtë apo e kishin menduar.
Vulin theksoi se dhe kosovarët kan vrarë gra dhe fëmijë, kanë djegur fshatra, grabitën prona, vranë policë dhe ushtarë. Dëbuan 250.000 njerëz nga vatrat e tyre, shkatërruan dhjetëra kisha dhe manastire, u përpoqën të merrnin territore serbe në mënyrëtë paligjshme, nuk respektuan marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe tashmë kërkojnë që Serbia të pranojë krimet dhe paqen për një konflikt që nuk e ka kërkuar.
Haradinaj u shpreh ndër të tjera se pajtimi do të thotë shumë për Kosovën, por kjo mund të bëhet për të dëshmuar se është shtet që dëshiron të ecë para. /abcnews.al