Vulin: BE më shpalli “non grata”/ Ndëshkimi për qëndrimin ndaj Rusisë. Heshtje nga BE

schedule23:21 - 11 Prill, 2025

schedule 23:21 - 11 Prill, 2025

Zëvendëskryeministri serb Aleksandër Vulin tha për median ruse Ria Novosti se Bashkimi Europian ka vendosur sanksione ndaj tij dhe i ka ndaluar hyrjen në vendet e bllokut.

Sipas tij, shkak për këtë është bërë qëndrimi i tij, për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Nuk kishte asnjë polemikë mbi të vërtetën që thashë. Ata thjesht patën disa komente për mua personalisht, mbajtën një takim në nivelin më të lartë të ministrive të jashtme të vendeve të tyre dhe vendosën të më ndalojnë hyrjen në vendet e BE”, ka thënë Vulin.

Sipas zv.kryeministrit serb, kjo ishte një përgjigje e unionit ndaj deklaratave të tij në Parlamentin Europian në lidhje me Rusinë.

“Në një takim të grupit të punës të Këshillit të BE për Partneritetin Lindor, Komisioneri për Punët e Jashtme, ose praktikisht Ministria e Punëve të Jashtme të tyre, propozoi vendosjen e sanksioneve për shkak të “veprimeve destabilizuese ruse”, tha më tej Vulin.

Vulin tha se nuk ishte informuar ende, por e dinte çfarë ishte propozuar.

Zëvendëskryeministri serb, dikur kreu i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, me akuzat për përfshirje në krim të organizuar dhe afera korruptive.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!