Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin deklaroi se Albin Kurti ia ka kushtuar jetën e tij krijimit të “Shqipërisë së Madhe” dhe urrejtjes ndaj serbëve.
Sipas tij, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosjes” nuk dëshiron serbë dhe Listën Serbe në Qeverinë e ardhshme.
Ai shtoi se më keq se lideri i “Vetëvendosjes” janë vetëm serbët në Beograd që mundohen ta prezantojnë si person të ri.
Vulin ka deklaruar se nuk do të takohej me Kurtin, pasi ai kërkon vetëm pavarësinë e Kosovës. /ABC News Albania 24/7

