Vula e PD, Curri “ironizon” opozitën: Mazhoranca po celebron, kanë hapur shampanjën

schedule21:51 - 3 Mars, 2023

schedule 21:51 - 3 Mars, 2023

TIRANË- Analisti Arjan Curri thotë se Partia Socialiste duket po i gëzohet vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila vendosi të mos njohë Kuvendin e Sali Berishës të 11 dhjetorit 2021. Ai tha se pas vendimit të sotëm, Partinë Demokratike tashmë do të regjistrohet në zgjedhjeje nga Alibeaj. Ai nuk kurseu ironinë, kur thotë se PS ka nisur festën.

Sipas tij, Berisha tashmë ka dy rrugë: të kandidojë emrat për zgjedhjet lokale nën siglën e Partisë së lirisë, ose të mbledhë firmat, që kandidatët e tij të shkojnë si të pavarur në betejën elektorale të 14 majit.

“Mazhoranca po celebron. Po i hapin shampanjat fshehurazi, por nuk e japin veten. Në KQZ shkon Alibeaj, dhe përfaqësuesit dhe regjistrojnë PD. Berisha ose do shkojë me vulën e Metës ose do t’i kandidojë emrat e tij si kandidatë të pavarur, por duhen mbledhur firmat”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!