Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vula dhe sigla e PD në dorë të gjykatës? Minxhozi: Ja tre skenarët e 3 marsit

schedule11:59 - 23 Shkurt, 2023

schedule 11:59 - 23 Shkurt, 2023

TIRANË – Në studion e ABC News, analisti Skënder Minxhozi parashikoi tre skenarë për datën 3 mars, ditë kur gjykata pritet të vendosë se kujt do i përkasë, vula dhe sigla e PD.

“Jemi në momentin kur gjykata do të vendosë për simbolet e partisë dhe parashikoj tre skenarë:

 

1- Partinë ta marrë Berisha. 2- Ta mbajë formalisht Basha, dhe këtu shoh një pështjellim jo të vogël, na vjen në mend 8 janari. 3- Epidemia e gripit vijoi shumë e ngjitur pas trupave gjyqësore, dhe të mungojë prap dikush.

Kjo është një lotari që nuk arri dot ta gjej. Nuk është dhënë një lloj sinjali paraprak. Nëse i qëndrojmë faktit që Berisha ka kundër jo vetëm Ramën por edhe amerikanët, gjykata do komformohej sipas këtij raporti forcash, por nuk dihet.” -u shpreh Minxhozi.

Duke folur mbi protestën e 3 marsit, thirrur nga Sali Berisha, Minxhozi tha se parashikon një masë jo të madhe njerëzish, por më të zhurshme.

“Protesta e 3 marsit, parashikoj një masë jo të madhe njerëzish por më të gjallë e më të zhurshëm se tani. Opozita mund të përgatisë një ardhje njerëzish edhe nga rrethanat. Por më e rëndësishem se protesta, duhet parë se cdo të ndodhë me opozitën pas 3 marsit. Nëse Berisha merr partinë, trysnia mbi deputetët rebelë do te jetë shumë e madhe. Do merrte mesazhin që një PD tjetër është e vështirë të ekzistojnë. Në rastin e skenarit 2 dhe 3, parashikoj një krizë shumë të thellë në PD që në garë elektorale mund të marrë edhe përmasa të paparashikuara.” përfundoi Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!