Dejan Vukicevic dështoi në ndeshjen e parë zyrtare me Laçin, duke u mundur me shifrat 3-5 nga Vllaznia. Pas ndeshjes ai foli për Super Sport, ku u shpreh:
“Sot nuk ishte dita jonë, futbolli i tillë është. Nuk është mirë të pësosh 5 gola, por ja që ndodh. Jemi mirë, kam 20 ditë me ekipin, po stërvitemi mirë, klima është e mirë.
Nuk është të pësojmë kaq shumë sepse nuk mbahet mend hera e fundit kur kjo skuadër pëson kaq shumë. Ekipi ka luajtur shumë mirë në Kupat e Europës, por është fakt se rënia dhe dëmtimet vijnë pas këtyre ndeshjeve.
Ka pasur të dëmtuar dhe të larguar, nuk ka qenë situata e njëjtë si në ndeshjet në Kupat e Europës, por gjithsesi është fakt se ata kanë bërë mirë në ato ndeshje“, u shpreh Vukicevic. /abcnews.al