Vuçiç: Vlerësojmë qëndrimin e Rumanisë, pavarësisht presioneve s’e ka njohur Kosovën

schedule15:19 - 7 Nëntor, 2023

schedule 15:19 - 7 Nëntor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilloi një takim me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Rumanisë, Alfredo Robert Simonis, dhe i tha se e vlerëson faktin se Rumania nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Vuçiç u shpreh se gjatë bisedës është biseduar për intensifikimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe bashkëpunimin reciprok, shkruan Tanjug.

“Ne e vlerësojmë shumë faktin se Rumania, pavarësisht presioneve të forta ndaj të cilave është e ekspozuar, ende i qëndron vendosmërisht qëndrimit të saj për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Kosovë, dhe jemi mirënjohës për mbështetjen që marrim nga Bukureshti për progresin në rrugën tonë evropiane dhe vazhdimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, bazuar në qasjen e përgjegjshme të të gjithë të përfshirëve”, theksoi presidenti serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!