Presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të vizitojë Shqipërinë këtë fundjavë.
Zyra e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç njoftoi se presidenti serb do të qëndrojë në Republikën e Shqipërisë më 20 dhe 21 dhjetor ku do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Tiranë.
Zyra e Vuçiç nuk ka dhënë hollësi lidhur me programin dhe kohën e takimit.
Kjo do të jetë hera e tretë që presidenti actual serb viziton Tiranën dhe hera e dytë brenda këtij viti.
Vizita e tij e fundit ishte në maj në samitin e Brdo-Brijunit. /abcnews.al