Vuçiç viziton Medvegjën: Kjo pjesë do të mbetet në Serbi

schedule16:36 - 28 Shkurt, 2019

schedule 16:36 - 28 Shkurt, 2019

Gjatë vizitës së tij në Medvegjë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, u shpreh se kjo pjesë do i mbetet Serbisë, dhe për këtë arsye banorët nuk duhet të frikësohen, por të vazhdojnë punën dhe të investojnë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar në një farë mënyrë ndaj deklaratës së presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Medvegjë u shpreh se qyteti do të mbetet pjesë e Serbisë së bashku Banjën e Sijarinës. Mediat në Kosovë raportojnë se kreu i shtetit serb nuk e ka përmendur Preshevën dhe Bujanocin.

Vuçiç u kërkoi banorëve që të vazhdojnë të punojnë e investojnë sepse nuk do të ndodhë asgjë e keqe. Ai madje u tha atyre që të mos shqetësohen për deklaratat e herë pas hershme të Prishtinës, që sipas tij janë kërcënime.

Për këtë çështje u shpreh një ditë më parë dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic, e cila tha se deklaratat e Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës mund të jetë vetëm një ëndërr. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!