Vuçiç: Vizitoj Mitrovicën nëse më lejojnë ndërkombëtarët

schedule19:51 - 4 Shtator, 2024

schedule 19:51 - 4 Shtator, 2024

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se do të vizitonte që nesër Mitrovicën, nëse do t’ia lejonin ndërkombëtarët.

Vuçiç iu përgjigj pyetjes së gazetarëve, në një vizitë që ai zhvilloi në Podrinje, shkruan Tanjug.

“Shkuarja atje nuk është çështje e zgjedhjes sime, por e vendimit të tyre”, tha Vuçiç dhe shtoi se do të shkojë jo vetëm në Mitrovicë por edhe në të gjitha vendbanimet dhe fshatrat në Kosovë.

Ndër të tjera, Vuçiç u shpreh i pakënaqur për atë që po ndodh në Kosovë. Sipas presidentit serb, dikush nuk dëshiron paqe./abcnews.al