Vuçiç te Putini, Abcnews.al zbardh agjendën e konferencës së “Open Balkan’s”: Me interes, qendrimi i amerikanëve

schedule12:36 - 24 Nëntor, 2021

schedule 12:36 - 24 Nëntor, 2021

Pritet të fillojë pas pak konferenca e radhës e “Open Balkans” me pjesëmarrjen e një pjese të liderëve të vendeve të rajonit si edhe të dërguar nga SHBA-të dhe Bashkimi Europian.

Gazetarja Linda Karadaku ka zbardhur përmes burimeve diplomatike agjendën e konferencës së sotme, ku bie në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë. Në vend të tij do të jetë kryeministrja Ana Brnabiç dhe zv.kryeministri i Serbisë.

Pjesa kryesore e konferencës do të organizohet përmes pjesëmarrjes online. Si Rama, ashtu edhe Dimitrov i Maqedonisë si edhe përfaqësuesi i lartë i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar do të marrin pjesë përmes një lidhjeje online.

Ajo që pritet nga mbledhja e sotme ka të bëjë me qasjen që do të kenë SHBA-të në lidhje me Ballkanin e Hapur. Interesi i liderëve lidhet me atë që do të thotë Escobar në lidhjen e tij.

Po ashtu, gjatë mbledhjes së sotme do të përcaktohen edhe modulet e organizimit në periudhat në vijim të procedurave që do të çojnë në realizimin e Ballkanit të Hapur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!