Presidenti i Serbisë, Aleksandë Vuçiç takoi në Beograd dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.
Gjayë bisedës, Vuçiç falënderoi senatorët për përfshirjen e tyre në mbështetjen e dialogut me Prishtinën.
Vuçiç nëvizoi se prioritet është formimi i Asociacionit për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
“Kam vënë në dukje se prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe dhe se do të vazhdojmë të insistojmë në zbatimin ekskluziv të vendimit për Asociacionin siç është parashikuar në Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi ai.
Kreu i shtetit serb shtoi se kanë biseduar edhe për shumë çështje të tjera me interes për të dyja vendet./abcnews.al