Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç takon Lajçak: Serbia e gatshme për të vazhduar dialogun

schedule21:13 - 17 Maj, 2021

schedule 21:13 - 17 Maj, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç këtë të hënë është takuar me të dërguarin special  të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në këtë takim Vuçiç ka thënë se dëshirojnë paqe e stabilitet në rajon.

Kreu i shtetit serb përmes një postimi në Twitter shkruan se në këtë takim i ka thënë Lajçak se Serbia është e gatshme për të vijuar dialogut.

Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, shkruan Vuçiç.

Lidhur me takimin në llogarinë e tij private në Tëitter ka shkruar edhe Lajçak, duke thënë se është biseduar lidhur me zhvillimet e fundit në dialog dhe vizitën e tij në NATO dhe Çeki.

Vlerësova mundësinë që të diskutoja me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për zhvillimet e fundit në dialog dhe marrëdhëniet BE-Ballkan perëndimor, si dhe dy vizitat e fundit në NATO dhe Republikën Çeke sot”, ka shkruar Lajçak.

Ndërmjetësuesi special i BE-së ende nuk ka njoftuar për ndonjë takim me palën kosovare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!