Vuçiç takohet në Rashkë me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

schedule13:13 - 13 Prill, 2023

schedule 13:13 - 13 Prill, 2023

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po takohet me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova në Rashkë, që gjendet në jug të Serbisë.

Në këtë takim, që është i hapur për publikun, po marrin pjesë edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiç, dhe ministra të tjerë serbë, shkruan REL.

Presidenti serb foli edhe për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës, që mbahen më 23 prill. Ai u bëri thirrje qytetarëve në Kosovë që të jenë të bashkuar dhe të sillen sipas vendimeve që do të merren.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të jetë kryetar i Mitrovicës së Veriut”, tha ai. Gjatë takimit ai tha se Kosova është e interesuar që Serbia ta njohë atë de facto dhe de jure dhe se “ata nuk janë aspak të interesuar se kur do të krijohet Asociacioni” i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Vuçiç tha se duhet të formohet Asociacioni në mënyrë që serbët të kthehen në institucione.

Presidenti serb në nisje të takimit prezantoi stimuj ekonomikë për komunitetin serb në Kosovë, që tha se do të financohen nga buxheti i Serbisë.

“Kemi parë te njerëzit në Kosovë që janë të frikësuar. E dimë që ata nuk janë frikacakë. Por, ne po përpiqemi të tregohemi konstruktivë që ta ruajmë paqen”, tha Vuçiç, duke shprehur pikëpamjen e tij për gjendjen në veri të Kosovës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!