Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Vuçiç: Shqiptarët kanë ende aspirata për Shqipërinë e madhe, budallenjtë nuk e shohin

schedule22:12 - 23 Nëntor, 2019

schedule 22:12 - 23 Nëntor, 2019

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se shqiptarët kanë ende aspirata për Shqipërinë e madhe, por vetëm ata që janë budallenj nuk e shohin këtë. Në një intervistë për gazetën franceze “Le Figaro”, të cilën e transmetojnë mediat serbe, Vuçiç thekson se Albin Kurti që fitoi zgjedhjet në Kosovë nuk ka flamur të Kosovës pas tij, por të Shqipërisë dhe kjo sipas tij nuk shqetëson as ambasadorët.

 “Ata e dëshirojnë atë dhe njerëzit budallenj nuk e shohin atë. Ndonjëherë thoshin se do të bashkoheshin nën çatinë e BE-së, nganjëherë ndryshe, por ata kurrë nuk hoqën dorë nga ajo ide. Shikojeni Albin Kurtin, i cili i fitoi zgjedhjet. Rri ulur derisa i bëjnë foto, kurse pas tij nuk ka flamur të Kosovës, por të Shqipërisë. Dhe të gjithë ambasadorët, përfshirë atë amerikan dhe britanik, u ulën me të dhe vendosën para flamurit shqiptar dhe kjo nuk i shqetësoi ata”, tha ai.

Vuçiç tha se “që nga lufta e vitit 1999 me NATO-n, shqiptarët janë imazhi i tyre i mirë, të cilin e ka krijuar propaganda e NATO-s, për të arritur qëllimet e tyre.



“Ata kanë vendosur interesa të reja kombëtare që synojnë mbizotërimin në Ballkan. Kështu 28 Nëntori është festa kombëtare e Shqipërisë, e Kurti tashmë ka paralajmëruar një marshim të madh drejt Tiranës dhe ka sulmuar Edi Ramën, pasi Kurti kundërshton politikën e bashkëpunimit në Ballkan të cilën e mbështet Kryeministri shqiptar”, tha Vuçiçi.

Presidenti serb ka deklaruar gjithashtu se Prishtina nuk po bën asgjë për të gjetur një zgjidhje kompromisi me Serbinë. I pyetur se çfarë do të dëshironte të fitonte për njohjen e pavarësisë së Kosovës, presidenti serb  ka thënë se aktualisht nuk shtrohet një pyetje e tillë.

“Prishtina ka vendosur të aplikojë taksë prej 100 për qind për produktet nga Serbia për të na detyruar të njohim pavarësinë e pakushtëzuar të Kosovës. Kjo nuk është sjellje e civilizuar. Nëse ata që janë përgjegjës në Kosovë mendojnë se shantazhet e tyre të vazhdueshme mund të japin rezultate, por janë të gabuar. Ne nënshkruam prillin e  vitit 2013 në Bruksel një marrëveshje për të garantuar formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Ata nuk e zbatuan, dhe në vend të kësaj ata sajojnë  të pavërteta për ta dëmtuar imazhin tonë”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiç tha se ai vlerëson që presidenti francez Emmanuel Macron po bën përpjekjet personale për diçka që askush nuk mund të garantojë sukses.

“Ai është i guximshëm. Angazhohet në çështje të rëndësishme, megjithëse kanë pak shanse të shpaguhen politikisht”,  tha Vuçiçi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!