Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili drejton Partinë Progresive Serbe, tha të dielën në mbrëmje në Novi Sad se Serbia do të marrë vendimet e veta për të ardhmen e saj. Vuçiç tha se ata arritën ta rikthejnë në focus çështjen e Kosovës, se arritën ta mbajnë popullsinë serbe në Kosovë dhe se patën sukses në ndihmën ndaj tyre.
“Ne arritëm ta bënim gjithë këtë, por njerëzit tanë asnjëherë nuk donin të dëgjonin atë që ishte realisht e vërtetë…Liria më e madhe është kur u thua njerëzve atë që ata nuk duan ta dëgjojnë, ky ishte detyrimi im. E mora përsipër më parë dhe shikoni sa shumë kemi bërë,” tha Vuçiç.
Presidenti serb, i cili vuri në dukje se Serbia shkon në zgjedhje në mars ose prill të vitit të ardhshëm, tha se detyra më e rëndësishme e partisë së tij është të mundësojë “ëndrrën serbe” për të rinjtë.
“Ne duhet t’ua mundësojmë atyre të kenë një parlament dhe një makinë, jo të shikojmë fëmijët tanë të shpërndarë në gjithë botën, dhe t’u kërkojmë atyre që u larguan nga Serbia, që të kthehen. Ne duhet të luftojmë për këto kushte.” /abcnews.al