Vuçiç: Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO

schedule09:31 - 25 Mars, 2024

schedule 09:31 - 25 Mars, 2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Serbia nuk do të anëtarësohet kurrë në NATO.

Deklaratën, Vuçiç e dha mbrëmjen e së dielës në Prokuplje në përkujtimin e Ditës së bombardimeve nga NATO në vitin 1999.

Vuçiç tha se Serbia nuk dorëzohet dhe nuk pajtohet me atë që e quajti si “copëtim të shtetit serb”.

“Faleminderit, derisa ta dimë se nuk do të hyjmë kurrë në NATO, se do të ruajmë dhe mbrojmë neutralitetin tonë ushtarak. Dhe kur t’i pranoni në Këshillin e Evropës, ne do të kemi një përgjigje për këtë. Aq shumë për gënjeshtrat tuaja, për sanksione kundër Prishtinës dhe çdo gjë tjetër. Nuk ka asgjë me të cilën nuk i keni shpërblyer, asgjë me të cilën nuk e keni dënuar Serbinë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!