Vuçiç: S’do të kërkoj një mandat të dytë në zgjedhjet e 2022

schedule14:29 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 14:29 - 22 Dhjetor, 2017

Në një intervistë për Bloomberg presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të kërkonte një mandat të dytë në 2022-shin dhe se puna e tij ishte të bënte gati Serbinë për në Bashkimin Europian.

Përgatitja e vendit për në Bashkimin Europian dhe ruajtja e marrëdhënieve të forta me Rusinë janë dy detyrat që presidenti serb aleksandrë Vuçiç i ka vënë vetes para përfundimit të mandatit të tij si president.

Në një intervistë për Blumberg, Vuçiç u shpreh se nuk do të kërkonte një mandat të dytë presidencial në zgjedhjet e 2022-shit, duke shtuar se dëshironte të përfundonte punën e tij brenda katër vitesh, për tu tërhequr më pas.

Pyetjes nëse Kosova bijon të mbetet pengesa më e madhe për anëtarësimin e vendit në BE, Vucic iu përgjigj se kishte gati disa propozime të cilat do i bënte publike në fillim të muajit prill.

sipas kreut të shtetit, fillimisht propozimet do u tregohen serbëve dhe më pas komunitetit ndërkombëtar. Duke refuzuar të japë detaje, Vuçiç shtoi se përmirësimi i marrëdhënieve e shqiptarët është shumë i rëndësishëm dhe të dyja palët e dinë që do të duhet të bëjnë kompromise.

Presidenti serb tha se nuk është e mundur të ketë një zgjidhje ku njëra palë merr gjithcka dhe tjetra humbet gjithcka. Ndërsa për sa i përket situatës aktuale Vuçiç theksoi se është shansi i fundit për të tejkaluar një nga porblemet më të mëdha në rajon.

Lideri i partisë në pushtet në Serbi përsërikti gjithashtu betimin se Serbia nuk do të anëtarësohej në Be, nëse i vihet si kusht vendosja e sanosioneve ndaj Rusisë. dhe pse Vucic u shpreh se nuk mund të garantonte se cfarë od të bënte pasardhësi i ti në krye të shtetit.

Gjatë intervistës Vucic premtoi se do të bënte gati Serbinë për anëtarësimin në BE, dekadën e ardhshme, dhe nga ana tjetër do të ruante lidhjet e forta me Rusinë./abcnews.al