Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folurpas raportimeve të mediave serbe që Britania e Madhe është duke e armatosur Kosovën. Vuçiç, është shprehur se askush nuk ka të drejtë ta bëjë këtë gjë, shkruan B92.
“Marrëveshja nga Kumanova parasheh vetëm KFOR-in si forcë në Kosovë”, tha ai.
“Pyetja ime për Perëndimin është shumë e thjeshtë, jo vetëm për britanikët që i armatosin me armë shumë të rrezikshme – a jeni ju ata që na kërkoni të respektojmë ligjin ndërkombëtar çdo herë dhe ju e shkelni atë çdo ditë. Pse i armatosni? ” Ju pengon kur armatoset Serbia, ndërsa jo kur këtë e bënë Kroacia?”, ka thënë presidenti serb.
Gjatë ditës së djeshme, mediat serbe, raportuan që një avion i forcave ajrore të Britanisë së Madhe, që ka zbarkuar të premten në Aeroportin e Prishtinës, ka sjell disa lloje armësh në Kosovë.
Sipas këtyre raportimeve të pakonfirmuara nga KFOR-i, përveç furnizimit, forcat britanike do ta bëjnë edhe trajnimin falas për ushtarët e FSK-së për përdorimin e armëve. Në këto raportime u tha po ashtu që Vuçiç do të kërkonte llogari nga kryeministri britanik Boris Johnson, por Vuçiç nuk ka përmendur diçka të tillë.