Vuçiç publikon foto duke përgatitur qofte me presidentin e Këshillit të Evropës

schedule08:47 - 20 Maj, 2022

schedule 08:47 - 20 Maj, 2022

Presidenti i Këshilli të Evropës, Charles Michel, ka udhëtuar drejt Ballkanit Perëndimor. Në ditën e parë të vizitës, Michel është ndalur në Serbi.

Ai është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, me të cilin kanë përgatitur qofte dhe kanë ngrënë darkë

Fotografia nga darka është publikuar në Instagramin e Vuçiç.

“Përgatitëm qebapët së bashku. Faleminderit Michel për vizitën dhe mbështetjen për të ardhmen evropiane të Serbisë”, thuhet në postimin në Instagram.

Lexo edhe: Negociatat, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel vjen sot në Tiranë

Në një konferencë për media të enjten me Vuçiçin, Michel ka thënë se duhet të përshpejtohet integrimi në BE dhe se BE-ja do përfitime konkrete për qytetarët serbë e partnerët në rajon. /Express