Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat presidenti serb Aleksandër Vuçiç premtoi se do të jetë një betejë e fortë ajo me Hashim Thaçin në mbledhjen e këshillit të sigurimit në OKB.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç pranoi para gazetarëve se e diela ishte një ditë e vështirë jo vetëm për shkak të zgjedhjeve lokale, por edhe sepse po përgatitej për seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB. Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Vuçiç theksoi se ishte përgatitur për Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe se do të luftonte për të mbrojtur interesat e Serbisë.
Gjatë fjalës së tij ai përshëndeti popullin serb në Kosovë dhe i falenderoi ata për siç tha “luftën”, duke shtuar se kryetarët e 10 komunave dhanë një mesazh të qartë për Hashim Thaçin se kush është president i tyre dhe cili është vendi i tyre.
“Ushtria e Kosovës u formua kundër interesave të popullit serb. Ajo nuk mund të rrezikojë ushtrinë tonë, ose mbijetesën e kombit tonë. E gjithë kjo është në kundërshtim me atë që flet Thaçi,” përfundoi Vuçiç./abcnews.al