Vuçiç: Politika e krijimit të Shqipërisë së Madhe vazhdon sepse Kurti nuk do të ndalet

schedule16:32 - 18 Gusht, 2023

schedule 16:32 - 18 Gusht, 2023

“Politika e krijimit të Shqipërisë së Madhe është një proces që do të vazhdojë sepse Albin Kurti nuk ka ndërmend të ndalet”.

Kështu u shpreh presidenti serb Aleksandar Vuçiç në Dnevnik të RTS, duke komentuar vizitën e tij të paparalajmëruar në Maqedoninë e Veriut, shkruan Euronews Serbia.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nga java e ardhshme presioni ndaj Serbisë do të rritet për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

“Nuk ka se si ta ndalojë atë (Kurtin), në fakt ka – me argumentim politik dhe seriozitet. Ai që mendon se dikush në Bruksel do ta bindë që të mos jetë ithtar i Enver Hoxhës apo Adem Demaçit, gabon. Nuk është fjala për një flamur të Shqipërisë së Madhe, por për atë që thoshte ai”, tha Vuçiç.

“Në Prijedor jam shpallur si president i Serbisë, jo si president i të gjithë serbëve. Pastaj vijmë te pyetja kryesore – pse hesht Perëndimi?”, shtoi ai./abcnews.al