Vuçiç për targat: Kurti nuk i respekton marrëveshjet, BE-ja tha se nuk ka afate

schedule14:24 - 1 Prill, 2023

schedule 14:24 - 1 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhjen me njoftimin e autoriteteve të Kosovës, se në mesnatë skadon afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Vuçiç e konsideroi këtë si një mosrespektim të marrëveshjes nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Vuçiç tha se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano kishte deklaruar se marrëveshja e 23 nëntorit për targat nuk ka një afat të caktuar.

“Kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë atë që është rënë dakord. Petar Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmon çdo fjalë timen dhe thotë se marrëveshja për targat janë të kufizuara në kohë dhe nuk kanë afate. Dhe çfarë prisni të bëj unë? Hajde hyjmë me tanke dhe i thoni Vuçiqit na ktheve në vitet ’90”, theskoi presidenti serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!