Vuçiç për takimin në Washington: Do të jetë një natë e furishme

schedule22:00 - 25 Gusht, 2020

schedule 22:00 - 25 Gusht, 2020

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  ka deklaruar se akoma nuk ka një agjentë të përcaktuar qartë në lidhje me bisedimet Kosovë Serbi që do të zhvillohen në Washington.

Vuçiq në një intervistë për mediat serbe, ka thënë se ka shumë njerëz në Serbi që lehtë do t’i zgjidhnin problemet dhe që do të shanin presidentin e Shteteve të Bashkuara, por shtoi se ai nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, sepse “do të rrezikonte interesat e Serbisë”.

Kjo, sidomos për faktin se ky president është në favor të Serbisë më shumë se disa presidentë të tjerë të SHBA-së. Beogradi është dhjetë herë më i gatshëm se Prishtina. Punojmë çdo ditë. Përgatitemi gjatë gjithë ditës”, është shprehur ai.

Presidenti serb tha se nuk e di saktë se cila do të jetë agjenda, por, sipas tij, duhet të bëhet fjalë për ekonominë. Megjithatë, tha Vuçiç, prania e mundshme e presidentit amerikan, Donald Trump, në takim, tregon se disa ide janë të mundshme.

Mund t’iu them njerëzve në Serbi se nuk kam asnjë dyshim se për delegacionin që unë drejtoj dhe për të gjithë ne do të jetë një natë e furishme, jo e lehtë, por ne e dimë detyrën tonë”, tha Vuçiç, për të shtuar se “Serbia është më e rëndësishmja, pavarësisht të gjitha sfidave”.

Ai i porositi qytetarët serbë që të mos shqetësohen dhe tha se ka përvojë nga takimet me udhëheqësit më të lartë botërorë.

Kjo më jep të drejtën të them se do të marrim vendime në mënyrë të zgjuar”, tha Vuçiç, duke theksuar se “ajo që është e keqe dhe shkatërruese për vendin nuk do të pranohet”.

Ndërkohë pritet që me katër shtator Kosova dhe Serbia do të takohen Washington.

Takimi i planifikuar më 27 qershor është anuluar pak ditë para mbajtjes, pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë ka njoftuar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka qenë i ftuar në takimin e Uashingtonit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!