Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç këtë të hënë ka qenë i pranishëm në mbledhjen e qeverisë kushtuar Kosovës.
Mediat vendase bëjnë me dije se Vuçiç ka informuar qeverinë e re serbe rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Unë e informova Qeverinë për rrjedhën e dialogut”, ka thënë Vuçiç.
Kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, Vuçiç deklaron se Serbia nuk mund të pranojë qëndrimin e Prishtinës se Bashkimi i Komunave Serbe do të formohet pas njohjes së pavarësisë, sepse ky është një detyrim i pakushtëzuar i paraparë me Marrëveshjen e Brukselit.
“Serbia nuk mund të pranojë që Prishtina nuk i përmbush detyrimet e saja dhe se është e rëndësishme që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës. Ata janë përkushtuar kundër Asociacionit. Kjo na vë në një situatë ku shqiptarët nuk duan një zgjidhje kompromisi”, tha ai.
Kur bëhet fjalë për marrëdhëniet midis ekonomisë dhe Kosovës, në një pjesë e konsiderueshme është e ndërvarur dhe kjo ka qenë gjithmonë e ditur./abcnews.al