Vuçiç: Për sa kohë të jem unë president, Serbia nuk do të anëtarësohet në NATO

schedule14:52 - 28 Prill, 2023

schedule 14:52 - 28 Prill, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se vendi nuk do të anëtarësohet në NATO dhe as në ndonjë aleancë tjetër ushtarake, për sa kohë ai do të jetë në krye të shtetit.

Deklaratën, Aleksandër Vuçiç e dha këtë të premte gjatë një fjalimi në Sokobanja.

Vuçiç u shpreh se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie më të ngushta me NATO-n, por shtoi se ka vija të kuqe që nuk do t’i kalojnë.

“Për sa kohë të jem unë president, nuk do të hyjmë në NATO, as në asnjë bllok ushtarak, kjo është zgjedhja jonë. Të gjithë ata që ma kriposin trurin çdo ditë dhe që pretendojnë se janë më të zgjuar se unë dhe dinë gjithçka, janë takuar me të huaj dhe e dinë se çfarë është më e mira. Unë nuk mund t’i anashkaloj dëshirat e popullit, dua që ne të kemi marrëdhëniet më të ngushta me ata që na sulmuan në 1999, por duhet të kemi disa vija që nuk do t’i kalojmë. Serbia do të mbrojë popullin e vet ”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!