Vuçiç: Pavarësia e Kosovës është një çështje të cilën e kemi përfunduar vetë

schedule12:39 - 23 Korrik, 2018

schedule 12:39 - 23 Korrik, 2018

Deklarata më fundit të presidentit serb Vuçiç për pavarësinë e Kosovës, kanë qenë të ashpra. Në një intervistë të tij për mediat vendase, Vuçiç akuzoi paraardhësit e tij se kishin lejuar shkatërrimin e federatës jugosllave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, u shpreh se përfaqësuesit e Kosovës në çdo takim i përmendin atij faktin se se vetë Serbia ka kërkuar mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e pavarësisë së Kosovës, duke shtuar se pala serbe është e detyruar të pranojë me çdo kusht vendimin e kësaj gjykate, çfarëdo qoftë ai.

Kreu i shtetit serb theksoi se kur Mali i Zi braktisi shtetin e përbashkët, dhe njohu pavarësinë e Kosovës, ia bëri të pamundur Serbisë që të kishte çfarëdo lloj kontrolli mbi Kosovën. Vuçiç akuzoi paraardhësin e tij Tadiç, por dhe Jeremiç si shkaktarë të shkatërrimit të Republikës së ish-Jugosllavisë.

Duke thënë se ata që lejuan shkëputjen e Malit të Zi janë të papërgjegjshëm, Vuçiç shtoi se nuk ka mënyrë që Kosova të mbahet e lidhur tashmë. Serbët sipas tij i kanë kthyer krahët Kombeve të Bashkuara duke pranuar negociatat me Europë, e ndërsa dërgimi i pyetjes për pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ka qenë vula për pavarësinë e Kosovës. E këtë, e kanë bërë vetë serbët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!