Vuçiç pas takimit në Bruksel: Paralajmërova Borrell-in dhe Lajçakun për terrorin e Kurtit ndaj serbëve në Veri

schedule19:34 - 22 Qershor, 2023

schedule 19:34 - 22 Qershor, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç foli për mediat pas takimit që pati në Bruksel me Shefin e Politikës së Jashtme të BE-së dhe të dërguarin e posaçëm të unionit për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak.

Vuçiç tha se e paralajmëroi Borrell-in dhe Lajçakun për atë që sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ushtron terror ndaj serbëve në veri, duke i vendosur ata në pozitë shumë të vështirë.

I pyetur nëse ndërmjetësit evropianë kanë insistuar për një takim trepalësh ku ai do të jetë në tryezë së bashku me Kurtin, Vuçiç u shpreh se ai gjithmonë vinte në çdo bisedë dhe se e konsideron dialogun të dobishëm.

“Por, në këtë moment, nuk shoh asnjë arsye për të folur me një njeri që prodhon provokime çdo ditë, sepse kjo është ideologjia e tij fanatike dhe mendoj se të flasësh për takime tre palëshe do të sillte dëm, dhe kjo është arsyeja pse mendoj se është e pakuptimtë”, theksoi ai.

Mdër të tjera, Vuçiç shtoi se kishte dëgjuar përfaqësuesit evropianë.

“Dëgjova gjithçka që Borell dhe Lajçak kishin për të na thënë. E kuptova vullnetin e tyre për të shtensionuar situatën dhe zgjidhjen e problemeve përmes dialogut, thashë si gjithmonë se do të bëjmë gjithçka që mundemi për të marrë pjesë në të”, përfundoi presidenti serb./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!