Vuçiç pas takimit me ambasadorin rus: Serbia, pro paqes. Prishtina persekuton serbët në veri të Kosovës!

schedule12:36 - 2 Nëntor, 2023

schedule 12:36 - 2 Nëntor, 2023

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç është takuar me ambasadorin rus, Bocan-Kharchenko. Gjatë këtij takimi në fokus ishte vizita në Bruksel dhe situata në veri të Kosovës.

Vuçiç theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke mos i kursyer kritikat për Prishtinën.

Sipas presidentit serb, autoritetet në Prishtinë vazhdojnë persekutimin ndaj popullatës serbe, përkatësisht në veri të Kosovës.

“Serbia është e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Por autoritetet në Prishtinë vazhdojnë përsekutimin e përditshëm të popullatës serbe dhe sidomos në veri të Kosovës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!