Presidenti Aleksandër Vuçiç në një konferencë të jashtëzakonshme pas dy sulmeve të një pas njëshme të ndodhur në Beograd ka theksuar se ky është n jë sulm ndaj të gjithë vendin.
Vuçiç është shprehur se duhet të flasë për herë të dytë në 48 orët e fundit dhe se çdo fjalë që do të donim të themi është e thjeshtë dhe e vështirë dhe në të njëjtën kohë e tepërt dhe e pamjaftueshme.
“Së bashku me familjarët e fëmijëve të vrarë dhe punonjësin e sigurimit të shkollës Vladislav Ribrinikar, u shpreh ngushëllimet e mia të vrarëve sonte në territorin e komunës së Mlladenovcit dhe t’u them se edhe pse e di se është shumë e vështirë. që ta pranojnë, ne jemi të bashkuar në dhimbje dhe pikëllim”, ka thënë Vuçiç.
Sipas tij, me këtë sulm të përsëritur masiv kriminal pas sulmit ndaj fëmijëve dhe më pas sulmin e rastësishëm ndaj kujtdo që ndodhej para lokalit të gjuetisë para portës së tij, u sulmua i gjithë vendi ynë.
Ndër të tjera në konferencën për mediat kreu i shtetit serb ka theksuar se do të forcohen edhe kushtet për përdorimin e armëve të gjuetisë.
Urdhërohet Ministria e Drejtësisë që të ashpërsojë dënimet për mbajtjen dhe trafikimin pa leje, të paautorizuar të armëve. Për shembull, për një kallashnikov, nga dy deri në 12 vjet. Dhe për bomba, granata, deri në 15 vjet burg, me minimumin prej të paktën pesë vjet. “Ai që mban armë pa autorizim edhe nga pesë vjet e deri në 12 vjet”, tha ai./abcnews.al