Vuçiç para takimit: Pozicioni i Serbisë i vështirë, Kurti më i papërgjegjshmi në negociata

schedule22:57 - 14 Qershor, 2021

schedule 22:57 - 14 Qershor, 2021

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, përpara fazës së re të bisedimeve në kuadër të dialogut me Kosovën në Bruksel ka thënë se pozicioni i shtetit të tij është i vështirë.

Vuçiç tha për TV Pink se bisedimet e vështira e presin Serbinë, por se pozicioni i Serbisë është i fortë.

Kur u pyet se çfarë do të ndryshojë pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, Vuçiç vlerësoi se do të ketë më shumë probleme dhe paqëndrueshmëri, pasi që, siç tha ai, ai është njeriu më i papërgjegjshëm në negociata deri më tani.

Vuçiç njoftoi edhe se ministri i Punëve të Jashtme, Nikola Selakoviç, drejtori i të ashtuquajturës serbe për Kosovën, Petar Petkoviç dhe ekipi i tij do jenë gjithashtu në Bruksel, dhe se ai do të përgatitet mirë për takimin e nesërm.

“Do i lejojmë ata të jenë të fortë dhe kështu tregojnë dobësitë dhe nervozizmin e tyre. Ata po ngacmojnë ministra, pelegrinë, por kështu nuk zgjidh asgjë”, tha kreu i shtetit serb.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!