Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se nuk do të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti derisa të lirohet çdo serb i arrestuar dhe derisa të tërheqë policinë speciale në veri.
Deklaratën, Vuçiç e dha pas takimeve me kryeministrin dhe presidentin e Hungarisë në Paliq.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha se vendi i tij po i ndiqte ngjarjet në Kosovë dhe po shihte se çfarë po u bëhej serbëve, por ai i tha Vuçiçit se Serbia duhet të lironte tre policët e arrestuar të Kosovës.
Aleksandër Vuçiç ka theksuar kushtet për bisedën me Kurtin dhe ka thënë se atëherë duhet të diskutohet për formimin e Asociacionit.