Vuçiç në veri të Kosovës: Ndihem mrekullueshëm, Kemi investuar për të rinjtë

schedule15:35 - 8 September, 2018

schedule15:35 - 8 September, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nisur vizitën e tij dy ditore në veri të Kosovës. Mësohet se ai ka ka hyrë në territorin e Kosovës përmes pikës kufitare në Bërnjak. Presidenti serb fillimisht udhëtoi drejt Zubin Potokut, ku vizitoi Qendrën për Ekologji dhe Zhvillimin e Sportit dhe atë të Kryqit të Kuq. “Jam i lumtur që jam këtu, ndihem mrekullueshëm. Këto janë objekte që janë ndërtuar nga paratë e qytetarëve të Serbisë, ndërsa do t’i shfrytëzojnë të rinjtë e këtij rajoni”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti serb më pas vizitoi edhe Liqenin e Ujmanit, një pikë në vizitën e tij që është kundërshtuar ashpër nga autoritetet e Prishtinës. Por në fund ata u dorëzuan përballë presionit ndërkombëtar dhe pranuan vizitën e Vuçiç në Ujman. Ky kundërshtim i palës kosovare mendohet dhe shkaku kryesor i dështimit të dialogut të premten në Bruksel. Ndërkohë, gjatë vizitave të tij, presidenti Vuçiç është pritur nga ambjente të dekoruara me flamurin serb, i cili është vendosur në rrugë dhe në digën e liqenit. Vlen të theksohet se eskorta e Vuçiç, gjatë gjithë vizitës shoqërohet nga ekipet speciale të Kosovës./abcnews.al