Vuçiç në Bullgari: Problemi i Kosovës të zgjidhet me kompromis

schedule15:10 - 23 Shkurt, 2018

schedule 15:10 - 23 Shkurt, 2018

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha në Sofje se Serbia dëshiron që problemi i Kosovës zgjidhet me kompromis. Gjithashtu falenderoi homologun e tij bullgar, Rumen Radev, për mbështetjen që i jep Serbisë në rrugën e saj europiane.

Duke vënë në dukje se anëtarësimi i Serbisë në BE do të bëhet deri në vitin 2025, Vuçiç nënviozi se Beogradi do të bëjë gjithçka vetëm për të përmbushur të gjitha kriteret. Megjithatë ai u shpreh se Serbia ka një kriter shtesë, i cili nuk ekziston në vendet e tjera të BE-së, dhe kjo është zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

Praktikisht, zyrtarëve të Beogradit i është bërë e qartë se pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk ka anëtarësim në Union./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!