Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç i kërkon Greqisë që të mos e njohë Kosovën.
Vuçiç ka theksuar se sot ka marrë një njoftim zyrtar se Greqia synon të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.
Në një deklaratë për shtyp, Vuçiç është shprehur se Kosova vendosi taksë për mallrat serbe dhe Greqia i dha mundësinë për të hapur zyra tregtare, ndërsa shton se ky raport tashmë është përmirësuar duke arritur në një nivel më të lartë, raporton Alo.rs.
“Jemi informuar të premten se Greqia do të përmirësoje marrëdhëniet me Prishtinën, duke synuar përmirësimin e raporteve në nivel ministrash. Ky është një nivel i lartë përfaqësimi”, tha ai.
Po ashtu Vuçiç tha se do t’i kërkojë Greqisë të mos lejojë që raportet të shkojnë më tej, sepse hapi tjetër do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës.
Gjithashtu ai ka theksuar se ka marrë premtimin për mosnjohjen e Kosovës, por shtoi se faktet tregojnë se dy shtetet po përmirësojnë marrëdhëniet mes tyre .
“Në vijim presim vizita të rëndësishme në lidhje me çështjen e Kosovës dhe Metohisë në Beograd. Nuk ka dyshim që do të ketë presion ndaj Serbisë gjatë këtyre takimeve. Pritet të ketë gjithashtu edhe iniciativa për të garantuar pavarësinë e Kosovës përmes iniciativave rajonale.” , theksoi më tej presidenti serb. i.k /abcnews.al/