Vuçiç: Mirënjohës Kinës për mbështetjen që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë

schedule14:42 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:42 - 27 Shtator, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha sot se ka pasur një takim të shkëlqyer me anëtarin e Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, sekretarin e Sekretariatit dhe kreun e Komisionit për Çështje Politike dhe Juridike të Komitetit Qendror, Chen Wencing.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçiç shprehu mirënjohjen e tij për Kinën për mbështetjen e saj ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

“Kemi konfirmuar shkallën e lartë të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në të gjitha sferat e jetës shoqërore”, tha presidenti serb.

“Mezi pres të takoj presidentin Xi Jinping, një mik i madh i vendit tonë”, përfundoi Vuçiç.